Të gjithë e dimë se sheqeri i tepërt është e dëmshme për shëndetin. Organizata e Shëndetit Botëror sugjeron se femrat e rritura nuk duhet të konsumojnë më shumë se 25 gram sheqer në ditë ndërsa për meshkujt 37 gram. Për ata që i pëlqejnë shumë të ëmblat, ky informacion duket i dhimshëm, pasi me 25 gramë sheqer në ditë, ta harroni atë të shkuarën vjedhurazi në kuzhinë edhe në 2 të natës, për të rrëmbyer një copë çokollatë. Ndaj e mira do të ishte që këtë ves ta hiqni, por njëkohësisht të mësoni se si hiqni dorë nga dëshira e shfrenuar për të ngrënë ëmbëlsira. Ja 5 hapat që duhet të ndiqni!
Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë sheqer, kështu që rekomandohet këmbimi me ushqim që përmban vlera ushqyese.
Dëshira për sheqer mund të jetë e fuqishme veçanërisht kur bëhet ndihemi të lodhur dhe kjo ndosh zakonisht nga niveli i ulët i shqeqerit në gjak. Kur kjo ndodh dietologët rekomandojnë të merrni supplement të quajtur L-Glutamine një amino-acid që konvertohet në glukozë duke mos e ekspozuar trupin tuaj ndaj sheqernave të rrëzukshme.
Kur ju vjen për ëmbëlsira duhet të konsumoni ushqime të tharta pasi ju ndihmojnë të luftoni nevojën e vazhdueshme për ëmbëlsira. Një ide e mirë është ti hidhni limon ujit që pini.
Sipas studimeve ne kemi nevojë për sheqer kur jemi të rraskapitur dhe humbasim kontrollin ndaj ëmbëlsirave kështu që nëse nuk bëni një gjumë të mirë të paktën 8 orë në ditë do të bëheni të varuar nga ëmbëlsirat.
Praktikimi i yoga-s ose meditimi na ndihmon për të mabjtur trupin në formë dhe mendjen të qetë duke reduktuar nivelet e stresit dhe dëshirën për ëmbëlsira.