KreuKuzhine

Sallatë me fileto pule e makarona është receta që ju duhet për darkë

Ka kaq shumë mënyra për t’i gatuar makaronat, e nëse kishit menduar se nuk mun dt bëjmë një sallatë të shijshme me to, e keni gabim. Me disa përbërës që na gjenden të gjithëve në shtëpi, ju mund të përgatisni darkën dhe ju sigorojmë që kjo do të jetë një nga të preferuarat tuaja.

Përbërësit: 227 g makarona, 1 fileto pule (113 g), 163 g ullinj të zinj, 1 spec, 4 kastravec turshi mesatar, 2 gjethe dafine, 4 lugë gjelle majonezë, shafran, kripë, pipër të zi pluhur, 1 lugë çaji vaj.

Përgatitja: Prisni në kubikë të vegjël specin, kastravecët turshi dhe ullinjtë e zinj. Vendoseni gjoksin e pulës në një tenxhere, shtoni dy gjethet e dafinës, pak kripë dhe shafran, shtoni ujë të nxehtë aq sa të mbulohet i gjithë gjoksi (fileto) e pulës. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të mesëm për 40 deri 50 minuta ose derisa të jetë gatuar. Nëse është e nevojshme shtoni përsëri ujë. Vendosini makaronat në një tenxhere tjetër, shtoni kripë dhe ujë aq sa të mbulohen dhe shtoni një lugë çaji vaj luledielli/misri. Zieni makaronat në zjarr të mesëm derisa të jenë gati. Lëreni fileton e pulës të ftohet dhe kur të jetë gati priteni në copa të vogla.  Në një tas të madh përzjeni specin e prerë në kubikë të vegjël, kastravecët turshi, ullinjtë e zinj, fileton e prerë dhe makaronat. Shtoni piperin e zi pluhur, kripën dhe 4 lugë gjelle majonezë dhe përzjejini mirë të gjitha së bashku

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF