KreuKuzhine

Keni ngrënë ndonjëherë rizoto me arra? Epo ka ardhur momenti ta provoni!

Ka jashtëzakonisht shumë mënyra për të gatuar një rizoto, por ndonjëherë ne e kufizojmë veten vetëm tek mënyrat tradicionale dhe pak herë eksperimetojmë. Por është shumë e rëndësishme që t’i japim shihe të re një gatimi. Prandaj po ju tregojmë recetën e një rizoto të gatuar me arra dhe djathë të butë stracchino dhe arra.

  

Përbërësit: 180 gramë oriz, pak gjalp, ½ qekë, 50 gramë djathë stracchino, arra, birrë.

  

Përgatitja: Në një tenxhere hedhim dy lugë gjal dhe qepën e prerë imët, më pas shtojmë orizin dhe i skuqim për pak sekonda dhe më pas i shtojmë një gotë birrë bionde. Zijeni deri sa birra të ketë avulluar dhe më pas shtoni ujin. Pasi orizi të jetë thuajse i zier, shtoni arrat e coptuara dhe djathin e prerë në copa të vogla. Fikni zjarrin, hidhini edhe pak gjalp orizit dhe shërbejeni të ngrohtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF