Fillimi i një viti të ri nuk sjellë vetëm tendenca të reja në modë, e në modele e ngjyra flokësh, por edhe në kuzhinë. Nëse viti i kaluar është përcaktuar si ai i avokados, në muajt e ardhshëm zgjedhjet në sektorin e ushqimit di t’ju befasojnë edhe më shumë. Kuzhina filipinase, ushqime të reja, ja disa nga tendencat e reja në tavolinë.
Në kuzhinë do të jenë protagoniste lulet
Në vitin 2018 do të ketë një prani të theksuar të luleve, të përdorura për të dekoruar pjatat, por gjithashtu edhe si tipar dallues dhe integral në përgatitjen e ushqimeve vegjetariane. Ato do të përdoren gjerësisht edhe për të shijuar pije të përditshme si qumështi apo çaji.
Pjatat me erëza të Lindjes së Mesme
Një parashikim për vitin aktual është një ringjallje e kuzhinës së Lindjes së Mesme: shijet e Libanit, Marokut, Sirisë, Iranit e Izraelit do të konfirmohen si më të kërkuarit. Delikate klasike të tilla si hummus, pita, falafel etj., do t’i bashkohen pjatave që duhen zbuluar.
Pjatat intriguse të Azisë Juglindore
Kuzhina e Filipinëve duhet të jetë pa dyshim një prurje e re për kuriozët. Ajo u regjistrua nga Google si një nga termat më me interes dhe njerzit ishin shumë kuriozë për të mësuar sekretet e saj. Duke pasur parasyshë afërsinë gjeografike, edhe kuzhina e Indisë dhe Koresë do të ndikojë ndjeshëm.
Insektet ushqimi i së ardhmes
Që nga 1 janari i vitit 2018, rregullorja e BE-së ka hyrë në fuqi: insektet dh eproduktet që rrjedhin prej tyre, mund të mbërrijnë edhe në tryezën tonë. Të pasura me proteina, ato mund të rriten me pak ujë dhe energji, prandaj konsumimi i insekteve mbështetet nga FAO.
Ingridientët më të përdorur për vitin 2018
Bazë për një numër të madh recetash do të jenë kërpudhat, ndërsa do të kenë një trend rritës edhe drithërat.