KreuKuzhine

Jeni të uritur pas pune? Ja një ushqim që do të jetë në pjatën tuaj për vetëm 20 minuta

Një ditë e ngarkuar me punë dhe e lodhshme nuk meriton aspak një ushqim të shpejt e të pa shëndetshëm, e kundërta. Ushqimi i shëndetshëm nuk është vetëm një koncept i mirë, është një mënyrë e jetës që mund të përmirësojë shëndetin tonë. Prandaj duhet të përpiqemi ti japim gjithmonë vetes një vakt të mirë, pavarsisht kohës. E për këtë po ju tregojmë një recetë që do të jetë në tavolinën tuaj për 20 minuta.

Kërpudha me vezë:

Përbërsit:

400 gr këpurdha, 4 lugë vaj, 4 vezë të ziera, 150 gr majonez, 80 gr kaçkavall, kripë, piper, salcë tabasko, 1 lugë gjelle erëza të thata.

Përgatitja:

Lani dhe pastroni këpurdhat dhe prijini në feta të holla. Ngrohni vajin dhe shtoni këpurdhat, përzieni masën deri sa të avullohet uji. Shtoni kripën, piperin, disa pika salcë tabasko dhe erëza të thata. Përzieni të gjitha këto dhe lërini që të ftohen pak. Pastaj shtoni vezët e ziera të cilat duhet të jen% të prera, majonezën, si dhe kaçkavallin e prerë në feta të holla. Piqeni në furrë për rreth 5 minuta, në 200 gradë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF