Receta është perfekte për të dielat e vjeshtës”. Rroleja e zogut me shegë dhe ullinj.
Përbërësit
400 g. biftek
150 g. bukë e lagur me qumësht
100 g. djath parmixhan
lëkura e një limoni
50 g. kaper
100 g. ullinj
vaj
trumzë
rozmarinë
1 shegë
1 gotë verë e bardhë
70 g. konjak ose raki
50 g. mjaltë
50 g. aceto balsamico
Përgatitja
Bëni një brumë me mishin e copëtuar, bukën e lagur në qumësht, djathin parmixhan, lëkurën e një limoni, kaperin dhe ullinjtë e copëtuar, trumzën e copëtuar dhe rozmarinën, farat e shegës, kripën dhe piperin.
Merni një zog, pasi i keni hequr kockat, rrotullojeni dhe lidheni. Skuqeni në 100 gramë vaj me dafinë, trumëz dhe rozmarinë, shuajeni me verë të bardhë dhe shtojini një gotë ujë, kripë dhe piper. Mbulojeni dhe lërëni në zjarr të ngadaltë për 40 minuta.
Bashkoni rakinë, mjaltin dhe uthullën balsamike, ullinj dhe lërni ehde 10 minuta të tjera.
Priteni zogun kur të jetë ftohur, vendoseni në pjatë me pak lëng, dafinë, ullinj, kaper dhe farat e shegës.
Ju bëftë mirë!