KreuKuzhine

ÇokoMartini, kokteili mikpritës i sezonit të vjeshtës!

Kush tha që kokteilet shijohen vetëm në verë? Vjeshta mund të sjellë temperatura më të ulëta, por është ende larg acarit të madh që vejn me fundin e dhjetorit. Kështu, mund ta marrim veten më të mira për t’u përgatitur shpirtërisht për lamtumirën që do t’i japim të nxehtit.

Kokteili mikpritës i këtij sezoni është ÇokoMartini, një përzierje e ëmbël, ideale për këtë periudhë. Shija e çokollatës bën që të përfshihemi pak nga pak në shtimin e këtij produkti në listën e ëmbëlsirave të preferuara. Le ta pranojmë: i nxehti dhe çokollata nuk janë kombinimi më perfekt përgjatë 12 muajve të vitit. Por, ja që vjeshta na e lejon me kënaqësi këtë mëkat të ëmbël, e siç mund ta imagjinoni, përzierja me martini është gjithçka duhet për një fillim të mbarë të kësaj stine. Mjafton të ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit
1 1/2 gota Reyka Vodka
1 gotë liker çokollate
1 gotë krem kakao
1 gotë qumësht

Përgatitja është mjaft e thjeshtë. Mjafton t’i shtoni të gjithë përbërësit në një miksues kokteilesh dhe t’i përzieni. Nëse jeni të dashuruar pas së ëmblës, mund t’i shtoni pak shurup çokollate sipërfaqes së kokteilit. Dhe, gati për ta shijuar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF