Në këto ditë të nxehta ju sugjerojmë një ëmbëlsirë të lehtë e të shijshme me shumë pak përbërës. Përgatitet shpejt dhe është mjaft e freskët!
Për të përgatitur këtë jogurt fantastik ju duhen këto përbërës:
Për të përgatitur kremin e jogurtit ju duhen 150g sheqer pluhur, 1 kokërr limon, 250g pana e freskët, 3g xhelatinë pjeshke, 125g kos natyral.
Për përgatitjen e bazës me fruta ju nevojiten: 4 feta pjepër, 400g tul pjeshke, 4g xhelatinë pjeshke, 70g sheqer pluhur.
Për dekorimin e pjatës mund të përdorni disa feta të holla pjeshke, kuba të vegjël pjepri dhe gjethe menteje.
Vendosni në mixer pjeshkët me sheqerin deri sa përzierja të bëhet kremoze. Një pjesë të kësaj mase vendoseni të ngrohet në sobë. Masën e mbetur vendoseni në një enë dhe sipër saj shtroni fletën e xhelatinës të cilën e keni lënë paraprakisht në ujë të ftohtë. Shtojini pjesën e ngrohur të kremit dhe përziejini ngadalë e me kujdes.
Ndajini fetat e pjeprit në kubikë të vegjël dhe vendosini në fundin e gotave me të cilat do të shërbeni këtë jogurt të freskët. Mbulojini këto kubikë me masën e kremit të pjeshkës dhe lëreni në frigorifer për një orë.
Tani vazhdoni me përgatitjen e kremit të jogurtit: lini në ujë të ftohtë fletën e xhelatinës për 7-8 minuta, pastaj vërëni të shkrijë në 50 g pana të valuar. Masës së jogurtit shtojini sheqerin dhe limonin e grirë së bashku me pjesën tjetër të panës. Kremin shtojeni mbi masën e frutave në gotë dhe lëreni në frigorifer për katër orë.
Përpara se ta shërbeni, shtojini ndonjë fetë të hollë pjeshke, kubikë pjepri dhe një gjethe aromatike menteje. Ju bëftë mirë!