KreuKuzhine

Recetë Përmeti/ Gliko fiku

Përbërësit:

1kg fiq

2kg sheqer

Një grusht gëlqere

Bajame aq sa kokrra fiq

Një limon, ose një lugë limontoz

Një tufë barbaroz, ose borzilok

 

Përgatitja:

Në fillim merrni një palë gërshërë kuzhine dhe prisni bishtat e fiqve. Masën e gëlqeres treteni në dy kg ujë, duke e përzier. Në ujin me gëlqere hedhim fiqtë edhe i lëmë për gjysmë ore. Që të mos dëmtoni duart nga gëlqerja duhet të keni një palë dorashka. Pas gjysmë ore nxirren fiqtë nga gëlqerja dhe shpëlahen me ujë të rrjedhshëm. I lëmë të kullojnë. Ndërkohë në një tenxhere hedhim ujë dhe e lëmë derisa të vlojë. Në ujin e valuar hedhim fiqtë dhe i ziejmë vetëm për pesë minuta. I nxjerrim fiqtë nga tenxherja dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Këtë proces e përsërisim edhe një herë tjetër. Më pas i lëmë fiqtë të kullojnë mirë dhe në çdo fik fusim nga një kokërr bajame.  Në një tenxhere vëmë 1 kg ujë të vlojë dhe hedhim të gjithë masën e sheqerit, duke e trazuar për 10 minuta. I hedhim fiqtë në tenxhere dhe ulim zjarrin duke i lënë të ziejnë, derisa të shohim që uji është trashur plotësisht. Në valën e fundit hedhim barbarozën ose borzilokun dhe fikim zjarrin. Pasi glikoja të jetë ftohur mirë, i hedhim nëpër kavanozë dhe i mbajmë në një vend të freskët. Ju bëftë mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF