KreuKuzhine

Një super recetë nga restorant Yamato!

Është orari i drekës dhe vendimet mbi menunë e këtij vakti janë gjithmonë të vështira. Ndoshta po mendoni të provoni diçka ndryshe, për të thyer monotoninë e dietës tuaj së përditshme. Restorant Yamato ju vjen në ndihmë më një recetë ekskluzive për BORDO, e cila do t’ju shëtisi në shijen aziatike të ushqimit. I ndodhur në zemër të zonës së ish-Bllokut, Yamato ofron kuzhinën speciale japoneze, e cila mund të jetë zgjidhja për një drekë apo darkë të një lloji krejt të veçantë. Më poshtë do të gjeni recetën për përgatitjen e tonit të freskët me karrotë dhe rrepë të bardhë, vetëm mos harroni të na falenderoni në fund.

 

 Ton i freskët me karrota dhe rrepë të bardhë

Përbërësit

Përgatitja:

Me anë të një thike të mprehte, bëjmë filetimin e tonit. Ne shërbejmë një racion me 9 feta. Fetat duhet të priten në trashësi 0.5 cm. Pjata e servirjes dekorohet me një fletë sallatë jeshile, karrota dhe rrepe të bardhë dhe mbi to vendosim fetat e tonit, të cilat duhet të vendosen njera pas tjetrës. Duke I dhënë kështu pjatës dhe një pamje të bukur, si në foto. Shoqërohet me feta limoni jeshil, xhinxher, wasabi dhe salcë soje.

 

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF