Nuk ka gjë më të bukur në verë se sa të arrijmë një nxirje sa më perfekte e natyrale. Do të përpiqeni të merrni rreze dielli me orë të tëra në bregdet ose në park, vetëm e vetëm që të arrini një nuancë nxirjeje të bronxtë e të shkëlqyeshme.
Është momenti që të mos mendoni për kremra me faktorë nxirës por për fruta e perime të freskëta. Kjo nuk është nxirja ideale që ju keni ndërmend, por sigurisht që ka për të luftuar fuqishëm kancerin, plakjen e lëkurës dhe sëmundjet e zemrës.
Mendoni se si do të përmirësohet lëkura juaj dhe se si do të shkëlqejë, pa rrezikuar plakjen nën rrezet e dëmshme të diellit. Këtë verë ju këshillojmë të kaloni më pak kohë në shezlon, e më tepër në kuzhinë! Trupi juaj ka për t’ju falenderuar!
Ja 5 ushqimet të cilat do ju ndihmojnë të mërrni një ngjyrë sa më neutrale:
Ky perim me ngjyrë portokalli është tejet i pasur me vitaminën A. Jo vetëm rrit mundësinë për nxirjen e lëkurës por shërben edhe si anti-inflamator, rregullon sasinë e sheqerit në gjak dhe ka veti antibakteriale.
Karota përmban beta-karoten i cili njihet për aftësinë e rritjes së pigmentit në lëkurë. Përmirëson shëndetin dhe sistemin kardiovaskular.
Veza ka superfuqi. Përmban vitaminën A, vitaminën B, vitaminën D, përmban calcium dhe selen. Vitaminat i dhurojnë shkëlqim lëkurës në verë, luftojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me shikimin.
Kungulli përmban beta-karoten dhe vitaminën C, nuk është vetëm i shijshëm por edhe një faktor kryesor që përmirëson lëkurën dhe kockat. Mbron sistemin imunitar.
Sasia e madhe e vitaminës A që mbart limoni shton melaninën brenda në trup. Kjo substancë natyrale shton ngjyrën e lëkurës dhe i jëp asaj shkëlqim.






Kek me banane


Si të bëni brusketa në shtëpi

Receta/ Rizoto me kërpudha



Receta nga pylli: krem kërpudhe



Recetë bio për dhembë të bardhë




