KreuKuzhine

Rosto viçi me qumësht dhe kërpudha

Ato janë recetat më të shijshme, por edhe të shëndetshme, ndaj bëni gati shportën për të dalë në pyll dhe mbledhur kërpudhat, pasi Eco Market sugjeron këtë sezon recetat më të mira më bazë kërpudhat.

përbërësit:

1200 gr mish viçi

40 gr kërpudha të thata

40 gr grana padano i freskët

30 gr gjalpë

2 qepujka

1 tufë majdanoz

1 degëz rozmarinë

1 thelb hudhër

1 lugë miell misri

1 litër qumësht

Vaj ulliri extra i virgjer Ecomarket

Përgatitja: Vendosni kërpudhat në një tas me ujë të ngrohtë dhe lërini të zbuten për 20 minuta. Thajini dhe pritini në feta të holla, shtoni qepujkat e më pas përzjejini me majdanoz dhe hudhër.

Hapni fetën e mishit të viçit, duke e goditur me një çekiç druri dhe kriposeni. Shtoni piper, e më pas mbusheni me kërpudhat. Lidheni me spango dhe vendoseni në tigan për skuqje dhe në fund shuajeni me pak qumësht. Më pas vendoseni në furrë për pjekje duke e mbuluar me letër alumini. Në një enë hidhni pak qumësht, shtoni miellin e misrit, grana padana dhe përzjejeni derisa të trashët duke krijuar një salcë. Servirni roston me salncën e qumështit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF