Ciocori
Flokë orizi
Përbërësit
100 gr oriz i thekrruar
150 gr gianduia
80 gr krem lajthish
30 gr gjalpë
Përgatitja: Shkrijmë gianduien, shtojmë kremin e lajthisë, gjalpin e butë dhe e përziejmë me orizin flokë. Më pas e vendosim me një formë rrethore duke i dhënë sensin e një biskote.
Krem lajthie
Përbërësit:
1l panna
260 gr sheqer
240 gr lajthi
14 gr gelatinë
Përgatitja: Vendosim në ujë fletët e gelatinës, vendosim në një enë panën, kremin e lajthisë e lëmë të ziejë, e kullojmë dhe pastaj e bashkojmë me gelatinen. E lëmë të ftohet në një enë dhe pastaj e vendosim në një qese për pasticeri me një forme për tortat dhe e lëmë në frigorifer.
Salsa me kafe dhe spec djegës
Përbërësit:
300ml ujë
100 gr sheqer
10 gr glukozë
20 gr kafe
1 gr spec djegës
Përgatitja: Vendosim të gjitha produktet në një enë dhe e bëjmë të kthehet në riduksion. Pastaj e lëmë të ftohet në një biberon për pasticeri.
Frut pasioni
Përbërësit:
500 gr panna të rrahur pak
400 gr frut pasioni
100 gr mango
4 fletë xhelatinë
Meringa italiane (200 gr sheqer, 60 ml ujë, 126 ml të bardhë veze)
Përgatitja: Rrahim pannën deri sa ajo fryhet, rrahim dhe të bardhën e vezës duke i shtuar ujin e nxehtë, pastaj bashkojmë gjithçka dhe i japim formë si në foto.
Montimi i pjatës
Vendosim biskotën me oriz në pjatë, sipër saj vendosim musin me frut pasioni dhe mango, sipër saj vendosim kremin e lajthisë dhe e dekorojmë me karamel dhe salcën e kafesë.



Pak fantazi në sallatën tuaj…







Kek me banane


Si të bëni brusketa në shtëpi

Receta/ Rizoto me kërpudha



Receta nga pylli: krem kërpudhe



Recetë bio për dhembë të bardhë
