KreuKuzhine

3 koktejle me një shije fantastike për këtë verë!

Ju kanë ardhur në majë të hundës pijet e zakonshme dhe keni dëshirë të provoni diçka të re? Ne ju sugjerojmë të provoni të bëni këto tre koktejle fantastike me bazë vodke, për një shije të re të paprovuar më parë! Kudo që të jeni, provojini dhe do të mbeteni të kënaqur! Ja recetat!

Për të shijuar një udhëtim romantik ju sugjerojmë “Apple of my eye”

Përbërësit: 4.5 cl Vodka Grey Goose, 2.5 cl St.Germain, 2.0 cl lëng molle jeshile, ujë me gas, disa pika lëng limoni. I përzieni dhe për dekorim të gotës mund të përdorni gjethe rozmarine ose feta molle jeshile sipas dëshirës.

Për të shmangur etjen në këtë verë të nxehtë ju sugjerojmë “Espresso Martini”

Përbërësit: 3,5 cl Vodka Grey Goose, 2.5 cl kafe ekspres, 1.5 cl liker kafeje. Përziejini mirë përbërësit në një enë të mbyllur duke e tundur fort. Ky koktejl shërbehet në gotat klasike për Martini në formë trekëndore. Për të zbukuruar gotën përpara se ta shërbeni mund të përgatitni pak pluhur kakaoje me kripë(1/4 kripë dhe ¾ kakao).

Për të ndjerë shijen e një udhëtimi me varkë ju sugjerojmë “Salty Goose”

Përbërësit: 4.5 cl Vodka Grey Goose, 2.0 cl St.Germain, 2.5 cl lëng greipfruti rozë. Nëse nuk jeni në det, atëherë për të pasur ujin e kripur shtoni një lugë kafeje kripë në gjysmë litri ujë. Preferohet kripë rozë. Përzieni gjithë përbërësit dhe koktejli është gati. Për të zbukuruar gotën përpara se ta shërbeni mund të përdorni një fetë kastraveci dhe disa kokrra piperi të zi.

Ju bëftë mirë!

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF