Është data më e shenjtë për të gjithë amerikanët, për hir të së cilës organizohen aktivitete të pafundme e planifikohen pushime për shumicën e institucioneve. Dita e Pavarësisë për SHBA mbetet e famshme për të gjithë botën, e me afrimin e saj, çdo media e shkruar apo vizive përgatitet pak nga pak për atë çfarë pritet të ndodhi në këtë ditë. Revistat më pretigjoze të modës iu kushtojnë artikuj flokëve, thonjëve, veshjeve e shumë elementeve të tjerë të paraqitjes së jashtme, për të cilat mund të inspirohesh fare mirë nga 4 korriku. Duke qenë se e sotmja shënon pikërisht këtë datë, ne më poshtë do t’ju sugjerojmë disa ide kokteilesh, të cilat mund t’i realizoni fare mirë këtë mbasdite apo një tjetër. Duhet të keni parasysh: gotat do të mbushen me ngjyrat e flamurit amerikan! Sapo i shtuam të tjera doza nuancash ditës tuaj, apo jo?
STAR-SPANGLED PUNCH
Përbërësit:
1.5 filxhanë Smirnoff Peach (pjeshkë)
3 filxhanë lëng qershie
¼ filxhanë lëng limoni
Pjeshkë të freskëta
Përgatitja:
Hidhini përbërësit në gotë sipas rradhës dhe përziejini. Zbukuroni gotën me copat e freskëta të pjeshkës.
RED, WHITE AND BLUE SANGRIA
Përbërësit:
2 shishe lëng manaferre
1 kanaçe ujë are-kokosi
1 shishe 750ml verë të bardhë
2 filxhanë luleshtrydhe
1 filxhan manaferrë e kuqe
2 filxhanë manaferrë blu
Përgatitja:
Vendosini frutat në një enë të madhe. Shtoni verën e bardhë, e më pas lëngun e manaferrës, si dhe ujin e arës së kokosit. Përziejini pak dhe futeni enën në frigorifer. Lëreni për dy orë, deri sa shijet të përzihen të gjitha së bashku.
BOOZY SLUSH PINK HEELS
Përbërësit:
Shtresa blu
2 filxhanë akull
60 ml shurup Blue Curacao (ose diçka e përngjashme)
1 filxhan limonatë të bërë në shtëpi
Shtresa e bardhë
2 filxhanë akull
60 ml SMIRNOFF Red, White & Berry Vodka
1 filxhan limonatë të bërë në shtëpi
Shtresa e kuqe
1 ¼ filxhanë me luleshtrydhe të prera në copa
60 ml SMIRNOFF Red, White & Berry Vodka
¼ limonatë të bërë në shtëpi
Përgatitja:
Përzieni secilën shtresë më vete, deri sa të marri trajtë plotësisht të lëngshme. Vendosini të ndara në ngrirje, deri sa ta kuptoni se masa e formuar mund të qendrojë e ndarë nga tjetra. Pas kësaj kohe, hidhini në gotë sipas rradhës.
BLUE GRAPEFRUIT COSMO
Përbërësit:
60 ml Blue Ice Vodka
30 ml liker Blue Curacao
1 lugë gjelle shurup shege
15 ml lëng rrushi
15 ml shurup i thjeshtë ëmbëltues
Përgatitja:
Në një përgatitës kokteilesh, shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm, përveç shurupit të shegës. Përziejini mirë dhe sigurohuni të jetë i ftohtë sa duhet. Hidheni në një gotë martini dhe shtoni masën e nevojshme të shurupit të shegës.









Recetë Përmeti/ Gliko fiku


Një recetë nga Fundim Gjepali



Pak fantazi në sallatën tuaj…





