KreuKuzhine

Akullore e bërë në shtëpi, për këtë pasdite të nxehtë

Po mendoni të freskoheni pak nën këto temperatura? Ja u ka ënda për një akullore të shijshme, por është ende shumë vapë për të kaluar pragun e shtëpisë? Atëherë, provoni të bëni një përgatitje me shumë pak përbërës, që do të jetë zgjidhja juaj që sot e tutje. Merrni tre banane, qërojini dhe futini në një qese plastike të mbyllur. Vendosini në ngrirje për rreth dy orë. Pasi të kalojë kjo kohë, nxirreni frutin nga ngrirja dhe vendosini bananet në një mikser ushqimesh. Pasi të ketë përfunduar proçesi i miksimit, vendoseni masën në një enë qelqi dhe shtoni një lugë gjelle gjalp kikiriku natyral (të shkrirë). Të njejtën masë përdorni për të shtuar kokrra çokollate të zezë (choco crisps). Përziejini mirë, deri sa të krijohet një masë solide. Mbylleni enën me një kapak dhe vendoseni në ngrirje për rreth tre orë. Pas kësaj, do të keni mundësinë të shijoni një super-akullore, të cilën mund ta shoqëroni me shurup çokollate apo reçel sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF