KreuKuzhine

Zbuloni si të përfitoni nga këta 6 përbërës natyralë!

Kushedi se sa herë na ka ndodhur që të gjithëve, në ditë festash që ta teprojmë me ushqimin,  e pastaj të ndiejmë vështirësi me tretjen? Ia hedhim gjithmonë fajin ushqimit, sikur të mos kishim ngrënë aq shumë! Megjithatë, ne ju tregojmë se si disa përbërës natyrale mund t’ju vijnë në ndihmë për të ardhur sërish në formë të mirë!

Përtypni një copëz xhenxhefil

Xhinxheri ose xhenxhefili është një bimë orientale e cila ka funksion stimulues në tretje. Përdoret gjerësisht në çajra dhe pije alkoolike. Përtypni një copë xhinxher e do të ndjeni lehtësi në tretjen e ushqimit.

Përzjeni dafinë, limon dhe mjaltë

Pas vakteve të bollshme një pije me këto përbërës do ju vinte mjaft në ndihmë. Dafina aromatike përmban vajra esencialë që favorizojnë tretjen dhe ulin fryrjen e stomakut. Lëngu i limonit largon toksinat prej organizmit dhe mjalti qetëson gjithë problemet që mund të keni në organizëm. Zieni ujin 5 minuta me dafinën dhe fetat e limonit. Pastaj, pas 5 minutash të tjera  shtojini një lugë të vogël mjaltë.

Borsat me ujë të ngrohtë

Vendosni mbi stomak një borsë me ujë të ngrohtë. Pikërisht ngrohtësia e saj do të favorizojë tretjen e ushqimit duke ulur furnizimin me gjak në organet rreth barkut.

Çaj me bazë kamomili

Pas një drake ose darke të bollshme kamomili do ju qetësojë menjëherë e do ju bëjë të ndiheni si më të lehtë. Një kombinim perfekt do ishte ta përzjenit me mente ose finok. Nëse nuk i keni këta përbërës atëherë mund të gjeni në markete çajra të tilla të gatshme.

Soda

Soda e bukës këshillohet një orë pas vaktit të darkës ose përpara gjumit. Një lugë e vogël sode në lëng limoni ose portokalli favorizon tretjen, krijon hapësirë në stomak dhe si rezultat ndiheni më të lehtë!

Fara finoku

Farat ose gjethet e finokut janë fantastike kur e teproni me ushqimin, sidomos me atë pikant. Përtypja e gjetheve të finokut ul problemet e tretjes dhe gazrave të stomakut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF