Çfarë më mirë se një koketil i shijshëm do të na pëlqente këto ditë të nxehta vere. Duken aq të shijshme, por aq edhe të vështira për t’u përgatitur kur i shijojmë nëpër bare, sa mendimi se mund ta provojmë vetë në shtëpi na duket diçka e pamundur. Por jo, është më e lehtë nga sa mund ta mendoni. Ne ju sjellim recetat e 3 kokteileve, që mund t’i bëni fare lehtë në shtëpitë tuaja dhe t’i shijoni për qejfin tuaj para kondicionerit.
Përbërësit: 30 ml vodka
60 ml verë rozë
15 ml lëng limoni
15 ml lëng limon jeshil
15 ml lëng rrushi
30 ml shurup të thjeshtë
15 ml copa pjeshke
Përgatitja: I hedhim të gjithë përbërësit në një gotë të posaçme për koketil, duke i shtuar akull. E përziejmë të gjithë masën derisa të krijohet një masë homogjene. Pijen shërbejeni në gota vere, duke e zbukuruar me petale trëndafili.
Përbërësit: 60 ml Rum
Gjysmë filxhani me copa të vogla ananasi
2 copa xhinxher
Gjysmë luge jasminë të tharë
90 ml lëng ananasi
60 ml lëng portokalli
1 lugë çaji shurup shege
Përgatitja: Vendosni rumin, jasminin, xhinxherin dhe copat e ananasit në një gotë dhe lërini të pushojnë për 15 minuta. Pas 15 minutash shtoni në gotë lëngun e ananasit, lëngun e portokallit dhe shurupin e shegës. Pasi të keni hedhur edhe disa copa akulli, kokteili është gati për t’u shijuar.
Përbërësit: 60 ml rum i bardhë
15 ml lëng limoni jeshil
10 ml shurup xhinxheri
Verë e gazuar
Përgatitja: Të gjithë përbërësit i tundim në gotën e kokteilit dhe më pas në një gotë shampanje hedhim masën, pasi kemi hedhur në të pak verë të gazuar. Dhe koktetili është gati!










Recetë Përmeti/ Gliko fiku


Një recetë nga Fundim Gjepali



Pak fantazi në sallatën tuaj…




