Kjo verë do të mbahet mend gjatë për aperitivet e shëndetshme me më pak alkool. Zgjedhjet mbi të konsumuarit alkool, ashtu si edhe me ushqimin kanë qenë të orientuara drejt cilësisë.
Edhe baristët më me emër këshillojnë pije me përqindje të ulët alkooli, miks pijesh të buta e të shijshme. Për të gjitha adhuruesit dhe shijuesit e një gotë alkool mbrëmejve, verës apo çajrave të ftohtë tropikale me xhinxher e limon, ja se çfarë ju sugjerojmë: Pijet e buta kanë një përmbajtje përbërësish ekzotikë si xhenxhefili, ose edhe më mesdhetare me agrume si limoni, portokalli dhe qitroja.
Dëshira për të konsumuar pije sa më të shëndetshme ka sjellë si përbërës në koktejle një larmi ekstraktesh frutash, por edhe zarzavatesh: karota, kopër, selino. Përmendim edhe bimët aromatike që e bëjnë pijen më pikante si borziloku dhe rozmarina.
Koktejli më i preferuar analkoolik i momentit quhet “Pink Espice”, me bazë shalqiri të freskët, lëng qitroje ngjyrë rozë dhe shurup, i shoqëruar me një fetë qitroje. Organizoni një aperitiv me miqtë dhe provojeni, është i shëndetshëm! Ju bëftë mirë!



















