Jo, kjo recetë nuk përmban asnjë ngjyrosës artificial! Është një pjatë e bukur për syrin dhe e shijshme për të konsumuar këtë mbrëmje! Po nëse ju themi se është edhe një pjatë e shëndetshme, do të provoni ta gatuani edhe ju në shtëpitë tuaja? Është nje recetë e thjeshtë dhe ju nderon, sidomos kur keni mysafirë të minutës së fundit!
Ja si ta përgatitni këtë recetë për dy persona: merrni 140g spageti, 1 panxhar të vogël (tashmë të gatuar paraprakisht), 100ml pana (preferohet vegjetale), 50g djathë pecorino, kripë, piper, vaj ulliri dhe pak spec djegës. Vëmë të ziejnë makaronat dhe vazhdojmë me përbërësit për salcën. Vendosni në mixer panën dhe djathin dhe pas përzierjes hidhini në një tigan dhe vendosini në sobë sa të marrin një të ngrohur. Ndërkohë, hidhni në blender panxharin tashmë të zier dhe shtojini vajin, kripë e piper. Të dyja përzierjet i bashkojmë me njëra-tjetrën dhe i trazojmë pak sa masa të bëhet e njëtrajtshme. Makaronat spageti të ziera i hedhm në një tas dhe i shtojmë sipër salcën që tashmë ka marrë ngjyrën rozë. E shërbejmë në pjatë së bashku me gjethet e borzilokut sipas dëshirës dhe i spërkatim specin e kuq. Pink mania është kudo, edhe në pjëtn tuaj! Ju beftë mirë!



















