KreuKuzhine

Receta e Chicken Avocado roll nga Yamato

 

Për të përgatitur Chicken Avocado roll, një recetë e shijshme nga Yamato ju duhen këto përbërës:

 

Përbërësit:

Oriz Japonez  180 gr

Pulë (fileto)      100 gr

Mitsukan (uthull)   ¼ e gotës

Teriyaki (salcë)    ¼ e gotës

Kastravec  40 gr

Avokado    40 gr

Mango        40 gr

Kastravec   40 grm

Nori (algë)   1 fletë

Për servirje: Wasabi, Ginger, salcë soje

Përshkrimi

 

Marrim Algën (nori), të cilën e vendosim mbi kashtore, ku paraprakisht e kemi veshur me qese kuzhine (pelikul), për tu siguruar që orizi nuk do të ngjitet në të. Vendosim orizin, të cilin e kemi zier për 15 minuta dhe përgatitur me uthull mitsukan. Orizi duhet të jetë i njëtrajtshëm, dhe hapja në gjithë Algën bëhet me majat e gishtave dhe lehtësisht, që të ruhet forma e orizit. Pastaj Algën e kthejmë nga ana tjetër, duke kthyer poshtë orizin dhe lart Algën.

 

Fillojmë me vendosjen ose shtrimin e përbërësve. Ku fillimisht fileton e pulës e kemi kaluar në zgarë dhe e presin në copa të holla dhe të gjata. Gjithashtu avokadon, kastravecin dhe mangon e presim në të tillë formë. I vendosim njëri pas tjetrit të gjithë përbërësit. Pastaj fillojmë procesin e mbledhjes (roll), i cili duhet bërë avash pa ushtruar shumë presion, në mënyrë që roll të jetë sa më i shkrifët.

 

 

Pas përfundimit të makit (roll), vendosim sipër copëza të holla avokadoje, për ti dhënë një pamje më të bukur pjatës. Më pas bëjmë prerjen në pjesë të barabarta, e ndajmë në 8 pjesë. Tani vendosim makin (roll) në një pjatë, koha për ta dekoruar si të dëshironi për ta bërë sa më të bukur për syrin. Shoqërohet me wasabi, ginger dhe salcë soje.