Ndër të gjitha vaktet, darka është ajo çka na vështirësohet më shumë. Nuk duam të rëndohemi, ashtu sikurse nuk mund ta anashkalojmë ushqimin. Por, gjithmonë ka një zgjidhje.
Mjafton një smoothie për të shërbyer si rregullatori perfekt i sistemit tretës, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes, pa ju rënduar aspak. Kombinimi ideal do të ndihmojë në një gjumë të qetë e pa probleme, ndërsa ju mjaftojnë vetëm tre përbërës të thjeshtë. Një banane, dy kivi dhe gjysmë filxhani qumësht i ëmbëltuar, janë gjithçka duhet për përgatitjen e këtij smoothie.
Bananja do të ushqejë sa duhet sistemin tretës, ndërsa kivi do të ndihmojë në tretjen sa më të shpejtë të asaj çka keni konsumuar edhe në vaktet e tjera. Qumështi i ëmbëltuar do të shërbejë për t’ju dhuruar shijen e merituar në një përfundim dite. Dhe, me kaq, do të siguroni vaktin ideal, pa shumë mundime. Duhet provuar, apo jo?