KreuKuzhine

Ndihuni festivë këtë fundvit, me 3 pije super të shijshme dimërore!

Dakord, jemi ende në nëntor, por të gjithë e dinë që sapo kalojnë festat e nëntorit, e kanë radhën festat e fundvitit. Për të mos thënë që shpeshherë, vendosim njëherë zbukurimet e Krishtlindjeve, pastaj festojmë kuq e zi!

Nuk i dimë planet tuaja për festa, por nëse po planifikoni një darkë me familjen apo miqtë, kemi 3 ide të përkryera se si mund t’i sillni ata në humor festiv, me 3 pije të shijshme dimërore.

Me siguri i keni përbërësit në dollap, ndaj ju mungojnë vetëm recetat! Lexoni në vijim!

 

Përbërësit

2 masa Drambuie

9 masa qumësht të nxehtë

3 lugë kakao

1/8 lugë çaji kanellë

Disa alte të vogla

Përgatitja

Në një tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit dhe ngrohini në nxehtësi mesatare. Lërini derisa të ziejnë. Shërbejeni përzierjen të nxehtë dhe shtoni altet për dekorim.

cocoa drambuie cocktails

Përbërësit

8 masa Drambuie

1 shishe verë të kuqe (750 ml), mbase Cabernet Sauvignon

2 masa mjaltë

1 qese çaji menteje

Lëkura e 1 portokalli

2 lugë xhenxhefil i grirë

1/2 luge çaji kokrra dëllinjë

1/2 luge çaji piper i zi

1 shkop kanelle

Përgatitja

Hidhni kokrrat e dëllinjës dhe piperit të zi në tenxhere, më pas shtoni përbërësit e tjerë dhe ziejini bashkë. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni për 1 minutë. Kullojeni dhe shërbejeni të nxehtë.

how to make mulled wine

Përbërësit

2 masa Drambuie

1 lugë salcë molle

1/2 lugë gjalpë pa kripë

6 masa qumësht të zier

1/8 lugë çaji kanellë

1/8 lugë çaji arrëmyshk

1 shkop kanellë dhe shkumë qumështi për dekorim

Përgatitja

Zieni qumështin, erëzat dhe salcën e mollës bashkë derisa të jenë të nxehta. Hidheni në kupë, ku keni vendosur gjalpin. Hidhni Drambuien dhe përziejini. Shtoni dekorimet.

hot honey butter seasonal drinks

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF