Nëse keni uri ajo që ju duhet është një recetë e shpejtë, por mbi të gjitha dhe e shijshme. Prandaj çfarë mund të gatuhet më shpejtë se fileto e pulës? Për më tepër që është një mish mjaft i shëndetshëm dhe me vlera për trupin tonë. Kombinimi i filetos me pana dhe kërpudhë do t’ju dhurojnë një vakt me shumë shije, prandaj mësojeni si përgatitet:
Përbërësit
4-5 fileto pule
pana 1 kuti
kërpudha të fresketa
kripë dhe erëza të tjera
Përgatitja:
Në fillim hedhim në një tenxhere me ujë të valuar filetot e pulës dhe i ziejmë për afro 15 minuta. Pasi janë zierë i lëmë mënjanë të ftohen. Ndërkohë skuqim kërpudhat derisa të kuptojmë me sy dhe të kenë marrë pak ngjyrë. Shtojmë më pas filetot e pulës dhe i përziejmë me njëra tjetrën. Pasi vëmë re se janë skuqur, shtojmë erëzat, i trazojmë edhe për pak kohë dhe në fund hedhim panën e kuzhinës. i trazojmë, e ngadalësojmë zjarrin dhe i shërbejmë të ngrohta.