E diela është dita që ku ne gjejmë më shumë kohë për familjen, e sigurisht edhe dita ku i kushtohet më shumë vëmendje gatimit. E nëse po kërkoni diçka të veçantë për sot, atëhere një buding me limon do të ishte perfekt! Një ëmbëlsirë e lehtë, e shijshme e që përgatitet thjeshtë.
Përbërsit: gjashtë vezë, 150 gramë sheqer, gjalp, lëngu i një limoni, lëkurë limoni të grirë.
Përgatitja:
Thyeni vezët dhe ndani të verdhën nga e bardha, më pas, me anë të një rrahësje elektrike, përzini të verdhën e vezëve. Të bardhat e vezëve trazojini me sheqerin dhe lëkurën e limonit, deri sa të marrin një ngjyrë të verdhë të zbehtë. Më pas shtoni lëngun e shtrydhur të limonit duke e vazhduar përzierjen. Të bardhat e vezëve që përziet me sheqerin, hidhini tek të verdhat e vezëve dhe trazojini nga lart poshtë që të mos prishni masën.
Më pas merrni një formë për të hedhur pudingu, lyjeni me gajlp dhe pak miell dhe hidhni masën e krijuar. Budingun e hedhur në formë vendoseni në një enë tjetër të mbushur me ujë të nxehtë dhe vendoseni në furrë, në pjesën e fundit të saj me 160 gradë për 50 apo 60 minuta. Pasi të jetë pjekur, lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas hiqeni nga forma.



















