Të gjithëve na pëlqen byka kur është e sapo dalë nga furra, e ngrohtë dhe e butë e që të shijon edhe nëse e ha ashtu, pa e shoqëruar me asgjë tjetër. Por, një ditë më pas ajo nuk ka më të njëjtën shije, e shumica nga ne e hedhim atë që teproi një ditë më parë dhe blemë një tjetër bukë. Epo bëni mirë mos ta bëni më këtë veprim! Po ju tregojmë se si të përgatisni sanduiçë super të shijshëm.
Merrni simitet dhe hiqini pjesën e sipërme, më pas hiqni edhe një pjesë të tulit. Në gropëzën e krijuar, hidhni një lugë gjelle pana hopla, pastaj shtoni pak proshutë të fërguar për pak minuta, shtoni edhe djathë sipas dëshirës dhe në fund mbi sanduiçin thyeni një vezë.
Sanduiçët e përgatitur kështu futen në furrën e parangrohur në 180 gradë derisa të piqet veza.