Vala e të ftohtit ka ardhur, me ngarkesën e saj të borës, erës e temperaturave shumë të ulëta. Për t’u përballur me goditjen e fundit të këtij dimri, ne duhet t’i japim trupit tonë ushqimet më të përshtatshme në mënyrë që ta përgatisim atë për “punë e tepërt” e të nevojshme për të luftuar rreptësitë e klimës dhe rrezikun e ftohjes. Prandaj po ju tregojmë ushqimet që duhet të jenë patjetër në tavolinën tuaj këto ditë.
Pjata të nxehta
Kur është ftohtë, ideale është të hani një supër të mirë e të nxehtë me perime, apo një supë krem. Duke lënë imagjinatën e lirë, me perimet e stinës mund të krijoni lloje të ndryshme suprash. Shumë të mira janë edhe patatet, të pasura me vitamina A dhe kripëra minerale, ato janë shumë të mira edhe për të krijuar idenë e ngopjes. Ndërsa pasdite do të ishte mirë të përgatisnim një çaj të ngrohtë aromatik e relaksues.
Agrumet
Ato janë një aleat i madh i organizmit në ditët e ftohta. Portokalli, limoni, manderina, janë miqtë tanë më të mirë në muajt e dimrit, prandaj mos i harroni kurrë.
Proteina
Tojanë gjithmonë të domosdoshme, por sidomos kur është ftohtë. Jo vetëm mish, por edhe vezë e peshk. Mos harroni edhe bishtajoret, si thjerrzat, fasulet, bizelet, janë shumë të pasura me hekur. Pra më mirë një ushqim të thjeshtë me shumë pa yndyrë të shtuar.