KreuKuzhine

Menuja për sot? Tavë me karkaleca dhe bollgur

Koha e drekës është duke afruar dhe shumë amvisa e kanë të vështirë për të zgjedhur se ccfarë do të gatuajnë, pasi është një dilemë që ato përballen çdo ditë. Sot ne do t’ju sugjerojmë një tavë me karkaleca dhe bollgur, e ccila është shumë e thjeshtë për tu gatuar.

Përbërësit

1 qepë

1 spec i kuq

4 thelpinj hudhre

50 gr karkaleca

400 gr bollgur

kripë

Biber i zi

majdanoz të freskët.

Pergatitja:

Në një tavë skuqim qepën e copëtuar, pas 2-3 minuta shtojmë hudhrën dhe specin e copëtuar.Pasi të jenë zbutur ia shtojmë karkalecat, i skuqim së bashku për 2 minuta të tjerë.

E shtojmë bollgurin, kripën, biberin e zi, majdanozin dhe ujin e vluar. Tavën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF