Përbërsit: 250 gramë thjerrëza, 500 ml ujë, 2 – 3 thelpinj hudhër, 1 kokërr qepe, 1 karrotë, 2 gjethe dafine, salce domate ose spece, kripë, pak rigon, piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
Në fillim lajm thjerrëzat me ujë te ngrohtë. Me pas mund të vazhdojmë të hedhim në një enë të gjitha asortimentet së bashku. E vendosim enën në zjarr të ulët për rreth 20 minuta.
Pasi shohim që thjerrëzat kanë zier, me ndihmën e nje luge, shtypim qepën dhe karotën. I hedhim salce domate ose spece sipas deshirës. Në fund e rregullojme me kripë dhe piper.
Gjellë thjerreza është një recetë gatimi e shpjetë dhe pa shume mundim, ideale kur nuk kemi shumë kohë dhe duam të konsumojmë diçka me vlera ushqyese.