KreuKuzhine

Nuk e keni vendosur ende se ç’do bëni për drekë? Ne ju sugjerojmë: linguini me karkaleca

Nuk e keni vendosur ende se çfarë do të gatuani për drekë? Ne ju sjellim një recetë shumë të shijshme, të thjeshtë për t’u përgatitur dhe pa shumë shpenzime.

Përbërësit
1 pako makarona (Linguini)
20 gram gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
hudhra sipas dëshirës (të prerë imët )
karkaleca të qëruara
kripë, piper, lëkurë limoni e grirë dhe pak lëng limoni

Si ta përgatisni?
Në një tenxhere, zieni makaronat si normalisht. Ndërkohë që makaronat po zien, në një tigan skuqni gjalpin, shtoni pak vaj ulliri, hudhrat dhe përzijini mirë me njëra tjetrën. Më pas shtoni karkalecat dhe kripë sipas dëshirës. Në fund shtoni lëkurën e limonit dhe lëngun e limonit, që do t’i japë një aromë shumë të këndshme ushqimit dhe pasi të jenë skuqur karkalecat, në tigna shtoni dhe linguinit.

Ju bëftë mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF