KreuKuzhine

9 arsye përse duhet të hani çdo ditë çokollatë të zezë!

Për të gjithë ata që janë të dashuruar me çokollatën e zezë nuk ka lajm më të mirë sesa të dini që çokollata ka përfitime të mrekullueshme për shëndetin tuaj! Nuk ka rëndësi nëse jeni me dietë, ka gjithmonë vend për këtë mrekulli të natyrës. Më poshtë do të gjeni 9 arsyet përse konsumi i përditshëm i çokollatës sjell përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin!

1- Është e shijshme – Kush e ka provuar e di sesa mrekullisht shijon një copëz cokollate. Kjo është arsyeja përse pjesa më e madhe hanë çokollatë, ju shijon! Shija e saj është e kombinueshme me disa shije duke e bërë secilën pjatë që shijoni unike!


2- Është dietike – Në rregull, nuk po themi që mund të hani sa të doni dhe kur të doni, por nëse hani një sasi të caktuar në ditë dhe gjithmonë nëse është çokollatë e zezë, atëherë ajo do t’iu bëjë të ndjeheni mirë, dp t’iu shuajë urinë në atë çast dhe për me tepër do t’iu kënaqë me shijen e saj!


3- Ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut – Është shumë e rëndësishme që trupi të ketë qarkullim të mirë gjaku në mënyrë që të gjithë organet të funksionojnë siç duhet.


4- Është e mirë për lëkurën tuaj – Çokollata e zezë është shumë e mirë për lëkurën sepse është e pasur me antioxidantë, polyphenol dhe flavonoid. Të gjitha këto veçori çokollata i humbet kur procesohet, por në çokollatën e zezë këto janë të gjitha aktive.


5- Çokollata përmban vlera të larta ushqyese – 100 gram cokollatë e zezë (70 – 80% cacao) përmban : 67% të hekurit që i duhet trupit në ditë, 58% të vlerës ditorë të magnezit,


6- Të bën më të zgjuar – Përmirëson qarkullimin e gjakut duke bërë të mundur që truri të furnizohet me oksigjen duek e bërë trurin të aftë për të punuar më shpejtë.


7- Mbron zemrën – Cokollata e zezë është e mirë kundra bllokimit të arterieve dhe rrit prodhimin e qelizave të kuqe. Sipas një studimi në Univesitetin e Harvardit, një copëz çokollate e zezë ndihmon në eleminimin e tensionit të lartë të gjakut.


8- Lufton kolesterolin – Kolesteroli është armiku ynë më i keq, bllokon arteriet, skakton problem me zemrën dhe me qarkullimin e gjakut. Çokollata e prek kolesterolin tuaj në dy mënyra, e para duke ulur kolesterolin e keq në gjak, LDL, dhe ngre kolesterolin e mirë HDL, ky është kolesteroli I cili shërben për të ulur nivelin e LDL në gjak.


9- Ju bën të ndiheni mirë – E keni pyetur ndonjëherë veten përse kërkoni gjithmonë një copë çokollatë kur nuk ndjeheni mirë? Është për shkak se ajo vërtetë ju bën të ndiheni mirë. Çokollata rrit nivelet e kafeinës, serotoninës, phenylethylaminës dhe endrophinës dhe të gjithë këto të kombinuara së bashku na bëjnë të ndjehemi shumë mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF