Darka është ‘delja e zezë’ e të gjitha dietave, ose halli më i madh kur po tentojmë të mbajmë një dietë. Arsyeja është e qartë: Në mbrëmje jemi të lodhur, ne kemi peshën e gjithë ditës mbi supe dhe thjesht duam që të ulemi në tryezë dhe të hamë, pa u kujdesur për dietën, kaloritë dhe mendja të rri te një gotë verë në rastin më mirë, për mos thënë birrë apo diçka tjetër po aq alkoolike.
E kemi bërë këtë gjatë gjithë ditës, duke u kujdesur që të mos hamë gjëra të pashëndetshme, për të mos fituar peshë. Dhe kështu që ne hamë. Por qetësohuni edhe dietologët më të rreptë nuk e përjashtojnë në asnjë rast darkën. Dakort, ndoshta duhet të mjaftoheni me një sallatë, por u paraqesim edhe raste të tjera kur vetë nutricionistët reshtojnë pjata për një darkë të kënaqshme.
Kështu që mund të hamë dhe kjo është një ide për vaktin, i cili përbëhet nga katër pjesë:
1) një pjesë e proteinave: salmon i tymosur ose i freskët me lëng limoni, erëza, kos grek;
– ose karkaleca të pjekur në skarë
– ose dy shishqebapë pule
– ose dy hamburger me mish viçi
– ose tofu
2) një pjesë me perime të papërpunuara ose të ziera: bishtaja, kungull i njomë, marule, shparguj me një lugë salcë pesto, ose me uthull dhe vaj, kos, limon ose kos dhe një lugë çaji majonezë
3) dy lugë (gjysmë filxhan) karbohidrate komplekse: dy lugë drithëra apo bishtajore sipas dëshirës, ndoshta në sallatë;
4) yndyrna të mira: vaj ulliri, vaj susami, një e katërta e një avokado.
Kjo është një darkë ideale për një familje. Në qoftë se mundohemi të hamë në mënyrë të balancuar në këtë mënyrë (një pjatë me proteina + karbohidrate + dy lugë perime të papërpunuara ose të ziera dhe erëza me vajra apo yndyrna vegjetale), darka do të jetë automatikisht një vakt diete dhe nuk sjellë shëndet të tepërt.