KreuKuzhine

Ushtrimi më i mirë fizik për një qëndrim të saktë!

Asnjëherë mos e neglizhoni fuqinë e qëndrimit të saktë, thotë trajnerja personale Nadya Fairëeather. Ky ushtrim ju ndihmon shumë për të patur një qëndrim të drejtë dhe të saktë duke shmangur kështu dhimbjen e qafës, të kurrizit dhe kokës. Uluni ose qëndroni në këmbë dhe filloni që të rrotulloni shpatullat mbapa duke e përsëritur këtë ushtrim 5 herë. Sigurohuni që të merrni frymë normalisht. Përsëriteni këtë ushtrim çdo ditë dhe mbajeni kokën drejtë.

Çfarë duhet të hani

‘Dieta gjithashtu ju ndihmon shumë për të përmirësuar qëndrimin tuaj,’ thotë dietologia Shona Wilkinson. Konsumoni shumë sardele të konservuara pasi janë të pasura në omega 3, EPA dhe DHA, të cilët janë anti-inflamatorë të shkëlqyer duke ditur edhe që dhimja e qafës shkaktohet kryesisht nga inflamacioni. Boronica përmban shumë antioksidantë dhe polifenole të cilat na ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit ndërsa djathi parmesan ka përmbajte të lartë të kalciumit dhe proteinave.

Burimi/Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF