Mirë apo keq vera po ikën dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga trokitja e stinës së vjeshtës. Ndaj mirë bëjmë të mendojmë se çfarë do të na duhet të veshim këtë vjeshtë, ose çfarë na sugjerojnë stilistët dhe cilat janë trendet e këtij sezoni. Sigurisht që krijuesit e stilit e kanë thënë me kohë fjalën e tyre për vjeshtën e 2018-ës dhe gjithçka që ata kanë sugjeruar janë të përmbledhura në këtë shkrim. Mesa duket ky sezon do të jetë tejet surprizues, pasi nëse shumë prej nesh ngjyrat e ndezura ja lëmë stinës së veres apo pranverës, vjeshta e 2018-ës do të ‘ulërasë’ nga ngjyrat e forta madje edhe xixat. Zbuloni më poshtë të gjitha trendet që sugjerohen;