KreuCelebrity

Dojna Mema do të prezantojë “Big Brother Albania Vip”? Sytë katër dhe…

Thuhet se këtë vit në Top Channel do të relizohet reality-show “Big Brother Albania Vip”. Ndonëse ende nuk dihet nëse kanë filluar me përgatitjet, ajo që bën shumë kureshtje është fakti se cili do të jetë prezantuesi i këtij spektakli. Janë lakuar disa prej emrave të munshëm të Top Channel, që nga Arbana Osmani, Ledion Liço e deri tek Luana Vjollca, por deri tani nuk kemi asnjë version zyrtar se cili apo cila do të marrë në dorë frenat e BBAV.

Por e keni menduar ndonjëherë Dojna Memën si mundësi?! Një prej ndjekësve të moderatores së “Pop Culture”  ne instagram ka pyetur sykaltrën e ekranit nëse ajo e kishte menduar ndonjëherë veten si prezantuese e “Big Brother Albania Vip”, ndërsa shihni si u përgjigj Dojna. “Para tre vitesh nuk e kisha menduar që do të prezantoja “Top Fest 12”, por ndodhi. Kështu që…Sytë katër dhe shumë punë”…

Nuk e dimë nëse emri produksioni e ka menduar Memën si kandidate të mundshme, por pse jo, interesante do të qe!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF