Elhaida Dani prej muajsh me radhë ka qenë pjesë e një projekti shumë të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Siç ka treguar edhe vet artistja shqiptare 3 muajt e fundit ajo ka luajtur rol kyç në musicalin e njohur “Katedralja e Parisit”, angazhim i cili është përmbyllur më sukses dhe dinjitet mbrëmjen e së martës. Dhe këngëtarja duket se nuk ka ndërmend të bëjë pushim pasi siç njoftoi edhe vet në postimin më të fundit në Instagram, ajo po kthehet në shtëpi dhe me nje surprizë për fansat dhe shqiptarët.
““Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme.
E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip!
Tani është momenti të kthehem në shtëpi… Faleminderit.”,- shkruan artistja.
Kështu Elhaida sapo i bëri të lumtur fansat e saj pasi siç lexohet edhe më lart shumë shpejt do të mbaj një koncert të madh për të gjithë shqiptarët.
Artistja e njohur është një ndër zërat më të veçantë shqiptarë me një karrierë për t’u admiruar në vend e në shtetin fqinj Itali, ku edhe jeton. Ajo arriti të triumfonte në show-n e talenteve “The Voice Italy” duke u shpallur zëri më i mirë në Itali si dhe ja doli të triumfojë në garën e Festivalit të Këngës në vitin 2014 duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion një vit më pas.