KreuStil Jetese

Alketa Vejsiu për Ilva Taren: “Vajzat si ty meritojnë të jenë gjithmonë në majë”

Ilva Tare ka konfirmuar vetëm pak orë më parë pozicionin e saj të ri në media, duke u emëruar drejtoreshë informacioni në “EuroNews Albania”, televizion që pritet të nisë transmetimin në vitin 2019. Në një foto të publikuar në Instagram e të shkëputur nga konferenca në Francë me drejtuesit e medias “Euronews” atje, është parë edhe solidariteti femëror i gazetareve të njohura shqiptare.

Postimi është pëlqyer nga ndjekës, miq dhe kolegë të Ilvës në media ndër të cilët ra në sy komenti i prezantueses së Tv Klan Alketa Vejsiu. “Vajzat si ty meritojnë të qëndrjnë gjithmonë në majë. Paç fat”- shkruan Vejsiu duke marr edhe falenderimin dhe mirënjohjen e Ilva Tares.

Ilva Tare do të rikthehet në televizion sapo të nisin transmetimet e gjigndit mediatik europian, ndërsa Alketa aktualisht drejton në Tv Klan sezoni e pestë të “Dance With Me Albania”.

Nuk dihet nëse mes dy gazetareve ekziston ndonjë miqësi jashtë kamerave, por ama ky koment tregon se ato gëzojnë respekt për figurën dhe punën e njëra-tjetrës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF