Festivali i muzikës shqiptare “Kënga Magjike 2018” tashmë mund të quhet i kompletuar sa i përket grupit që do të prezantojnë këtë edicion të veçantë. Krahas drektuesit/producentit Ardit Gjebrea deri më tani dihej emri vetëm i prezantueses Bora Zemani që u shfaq në krah të Gjebreas që te “E diela shqiptare” në fazën e prezantimit të këngëve pjesmarrëse. Por dyshja s’do të jetë vetëm në prezantimin e festivalit.
Ditën e sotme Ardit Gjebrea ka zbuluar surprizën e radhës duke i treguar publikut se atyre në bashkëprezantim do t’i bashkohet edhe Klaudia Pepa.
Balerina e njohur shqiptare tashmë e famshme edhe ne Itali do të vijë enkas në Shqipëri më 30 nëntor. Në një lidhje direkte me “E diela Shqiptare” Klaudia u shpreh shumë e lumtur për këtë ftesë dhe pohoi se ajo nuk do të vijë vetëm në Tiranë por bashkë me të do të vijnë edhe 12 balerinë peofesionistë të gjigand mediatik Media Set, të cilët ajo i cilësoi “një ushtri”.



Çiljeta pranon e penduar ndërhyrjen në fytyrë



Horoskopi ditor: E dielë, 4 nëntor 2018


Armina Mevlani jep këto 5 këshilla për çdo vajzë











