Kejsi Tola është një ndër zërat më të spikatur në vendin tonë. Këngëtarja triumfuese e spektaklit të talenteve në muzikë “Ethet e së Premtes’, arriti të përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm të muzikës “Eurosong”.
E lindur në Tiranë më 2 maj të 1992, artistja e re numëron shumë arritje në karrerën e saj, e cila ka njohur vetëm ngritje me kalimin e viteve. Por gjatë këtyre viteve që Kejsi ëhstë rritur përpara syve tanë në televizion, ajo ka bërë disa ndryshime në stilin e saj kjo duke ndjekur edhe hapat e kohës.
26-vjeçarja e njohur për natyralitetin në imazh, flokët herë ngjyrë mjaltë e herë pak më të errëta, sot duket se ka gjetur atë çfarë i shkon dhe kjo duket qartë edhe nëse i hedhim një sy daljeve të saja në ekran apo nëse shohim llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 43 mijë ndjekës. Më poshtë ju sjellim disa nga veshjet më të bukura e stil të Kejsit të cilat spikasin si në përditshmëri edhe në daljet e saj televizive: