KreuStil Jetese

Ermali i përgjigjet Rudinës dhe të gjithë atyre që sulmuan intervistën e Tunës!

Histeri e ka quajtur Ermal Mamaqi reagimin e njerëzve për intervistën pa doreza që ka dhëne për programin e tij në televizionin Klan, Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna! E ftuar së bashku me partnerin e saj, Patrisin, prindër të Tianit të vogël, këngëtarja provokuese nuk ka kursyer edhe Rudina Magjistarin, e cila pak muaj më parë pati në studio kunatin e saj, këngëtarin Robert Berisha.

Ajo deklaroi se nuk do të marrë pjesë kurrë në programin e Magjistarit, ndërsa vetë prezantuesja dhe autorja prej 10 vitesh tashmë në Klan, nuk e kurseu një status të gjatë këtë mëngjes të diele, në të cilin shigjetonte dhe vetë mikëpritësin Ermal Mamaqi.

“Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë, të rrinë drejtë, të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin. Personalisht unë e shijova shumë… edhe çifti e shijoi.                      Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin”, komentoi këtë pasdite Ermali, duke rrëmbyer të tjera komente pro dhe kundër pohimeve të Tunës.

Mamaqi vazhdon duke thënë se” Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë t’i mendojmë vetëm në fshehtësi”!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF