Pak ditë më parë bukuroshja Almeda Abazi rrëfeu se gjatë një vizite rutinë në spital ajo mësoi se është shtatzënë. Tejet e lumtur për lajmin e bukur, aktorja Abazi u shpreh se ajo dhe bashkëshorti mezi po presin të bëhen prindër.
Por çfarë do të lindi ish-miss Shqipëria; një fjongo rozë apo blu?!
Ka qenë vetë bukuroshja që ka zbuluar se së shpejti çifti do të mirëpresin në jetën e tyre një djalë. Almeda ka postuar momentin kur ka zbuluar gjininë e bebes, dhe në fotot duket çifti së bashku me miq e familjarë teksa mbajnë në duar tullumbace në ngjyrë blu.
Urime mami dhe babi në pritje!