KreuStil Jetese

E imitoi në “Portokalli”, Gaz Paja përballet me Renato Mekollin

Të dielën e 28 tetorit në spektaklin e humorit “Portokalli” do të shfaqej në ekran edhe një skeç humori që imitonte shefin e kuzinës, Renato Mekolli dhe sjelljen e tij në emisionin “Hell’s Kitchen” në Top Channel. Në rolin e shefit të njohur Renato Mekolli ishte vendosur aktori i njohur i humorit Gaz Paja, i cili siç edhe u pa e komentua edhe në mediat sociale ‘e kishte qarë’ këtë numër.

Për numrin në fjalë, shefi i vërtetë i kuzhinës nuk ka reaguar aspak por me siguri ka arritur ta shoh interpretimin e sjelljes së tij në emisionin e gatimit, sjellje e cila është komentuar shumë edhe në publik. Por siç na tregon edhe Gaz Paja në postimin e fundit të publikuar në Instagram, ata janë përballur me njëri-tjetrin me siguri në ambientet e Top Channel ku kanë realizuar edhe dy fotot e postuara.

 

 

A e di cfare me tha?! @renatomekolli

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja) on

Sigurisht që përballja mes dy personazheve të njohur ka qenë miqësore por ajo që mbetet enigmë siç lë të kuptohet edhe aktori janë fjalët që dyshja ka shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Shihni më poshtë interpretimin e bërë në “Portokalli”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF