KreuStil Jetese

Të famshmet shqiptare një hap me modën! Mbajnë në këmbë këto 2 palë atlete

Lori Hoxha, Dafina Zeqiri, Luana Vjollca, Aurela Hoxha dhe Morena Taraku duket se e kanë gjetur rehatinë e këmbëve të tyre. Në një hap me modën e trendet botërore këto vajza të njohura kanë bërë tyret atletet më IN të momentit (të këtij viti më saktë) të cilat në fillimet e tyre në treg u cilësuan si “të shëmtuara”.

Së pari bëhet fjalë për atletet Balenciaga TripleS që kushtojnë 695€ dhe që i vesh e kombinon shpesh fashionistja 25-vjeçare Lori Hoxha.  Mesa duket kaq shumë i kanë pëlqyer asaj këto atlete sa që i ka blerë ato në dy ngjyra: të bardhë e të zezë.

Të njëjtën zgjedhje ka berë edhe modelja shqiptare Aurela Hoxha, që ka publikuar foto në Instagam e ka guxuar t’i vesh Balenciagat e saj ngjyrë të bardhë jo sportive si Lori por me fustane materiale të lehta e verore.

E njohur për fiksimin e saj për atletet, një palë të tilla nuk mund të mungonin kurrsesi në dollapin e yllit të muzikës Dafina Zeqiri, që i ka ato ngjyrë të zezë.

Por Balenciaga TripleS nuk janë të vetmet atlete në modë. Të gjithë i kemi parë tashmë edhe të famshmet e Louis Vuitton Archlight pjesë e koleksionit Pranverë/Verë 2018.

Versionin bardhë e zi të këtyre atleteve e ka zgjedhur Lori Hoxha dhe Luana Vjollca.

Prezantuesja e njohur e Top Channel, ndonëse jo shpesh shfaqet me atlete, atëherë kur e bën mesa duket di se çfarë zgjedh.

Edhe modelja nga Kosova, Morena Taraku ka bërë të sajat këto atlete LV vetëm se ajo ka zgjedhur kombinimin e ngjyrave kafe dhe të zezë.

Atletet Louis Vuitton Archlight në faqen zyrtare të markës kushtojnë 1090€.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF