KreuStil Jetese

Shpërthen dhe ndaj shqiptarëve stilisti Philipp Plein! Demaskon të gjithë ata që vishen me ‘fake’

 

Dizajneri me famë botërore Philipp Plein nuk është përmbajtur aspak në postimet më të fundit bërë në llogarinë e tij në Instagram. Në një seri videosh e fotosh, Plein nuk ka kursyer askënd që blen produkte të markës së tij që janë joorigjinale dhe fake. Dhjetra imazhe njerëzish të thjesht që kanë guxuar ta etiketojnë atë në veshjet e tyre, duke mos i pasur ato autentike dhe origjinale, stilisti i ka publikuar dhe komentuar pa u kursyer aspak.

Në mesin e fotove të të rinjve publikuar nga Philipp Plein janë edhe djem e vajza nga Shqipëria e Kosova, që kanë rënë në syrin e stilistit të njohur gjerman.

Sikur të mos mjaftonte demaskimi në InstaStory, 40-vjeçari ka bërë një përmbledhje të demaskimeve në një postim në llogarinë e tij që ndiqet nga plot 1.4 milionë njerëz.

 

 

PHILIPP PLEIN is coming after you ! #FUCKtheFAKES !!! This message goes out to all the CLOWNS who sell, produce or buy fakes !!!! Buying, selling and producing fake is a “SERIOUS CRIME” !!!!! You are betraying and stealing from all the people who work for the original brands !!!!! The argument not to have the money to buy the original product does not give anybody the right to buy fake products ! Fake products are produced by illegal companies and factories which are not following any Ethnic standards or guidelines in terms of quality, security and human rights ! If you support fake production by buying fake …….you become a criminal as well ! I build a brand from scratch all by myself without the help of anybody ……I don’t let anybody steal from me for what I have worked for since the last 20 years !!!!

A post shared by Philipp Plein (@philippplein) on

“PHILIPP PLEIN po vjen pas jush! #FUCKtheFAKES !!! Ky mesazh shkon për të gjithë klounat që shesin, prodhojnë ose blejnë produkte fake!!!! Blerja, shitja dhe prodhimi i rreme është një “KRIM SERIOZ” !!!!! Ju jeni duke tradhtuar dhe vjedhur nga të gjithë njerëzit që punojnë për markat origjinale !!!!! Argumenti që mospasja e parave për blerjen e produktit origjinal nuk i jep askujt të drejtën për të blerë produkte të rreme! Prodhimet e rreme prodhohen nga kompani dhe fabrika ilegale të cilat nuk ndjekin asnjë standard etnik ose udhëzime në drejtim të cilësisë, sigurisë dhe të drejtave të njeriut! Nëse mbështetni prodhimin e rreme duke blerë prudukte fake……. ju bëheni kriminel gjithashtu! Unë kam krijuar një markë nga e para, të gjithën vetë, pa ndihmën e askujt …… Unë nuk lejoj askënd të vjedh prej meje, atë për të cilën kam punuar 20 vitet e fundit !!!!”– shkruan stilisti i cili nuk ka kursyer as komentet në secilën prej fotove.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF