Të gjithë e dinë çfarë emocioni të krijon blerja e një fustani të ri, një palë këpucë të reja apo aksesorët perfektë por për disa emocioni i blerjeve mund të jetë shkatërrues. Herë pas here shumë njerëz tallen me faktin se janë të fiksuar pas shpenzimit por shumë janë të varuar nga shopping-u.
Psikologia klinike Janet Hall zbulon simptomat e ‘Çregullimit të blerjes me detyrim‘ e quajtur ndryshe si onomania. “Zakonisht ankthi, moskontrolli i zemërimit, depresioni, vetbesimi i ulët janë disa nga simptomat e saj,” thotë Dr. Hall, “por është një detyrim i vërtetë.”
Dr Hall tregon se shumë njerëz që vuajnë nga ky çrregullim i fshehin blerjet që bëjnë nga të afërmit e tyre dhe përdorin shumë karta krediti për të blerë gjëra. Ata e përdorin blerjen e tepërt si një mënyrë e të qenit dikush që nuk janë në të vërtetë dhe kanë një ndjenjë fuqie nga kjo. Kjo është akoma më e lehtë ditët e sotme falë ‘online shopping’ ku njerëzit falë një karte krediti mund të blejnë gjëra pafund kur të duan pa e marrë vesh askush që paratë e tyre janë bërë ‘rrush e kumbulla’.
Simptoma të tjera të kësaj syndrome janë borxhet, marrdhënie të prishura me njerëzit që i rrethojnë dhe blerjet e shumta në këtë rast përdoren si një mënyrë për t’ia mbathur nga të gjitha ndjenjat negative në jetën e tyre.
Si mund të bëjmë dallimin midis dikujt që i pëlqen të bëjë shopping dhe dikujt tjetër që në fakt është I varur? Kjo shihet nga pasojat që vijnë më pas nëse një person është i varur apo jo, si pamundësi për të paguar faturat dhe njerëz të ndryshëm që të këshillojnë se ke nevojë për mbështetje. Dr. Hall tha se hapi i parë për të trajtuar këtë varësi është të pranosh se vuan nga kjo dhe të identifikosh arsyen pse shkove deri këtu.
Çfarë të shtyn të bësh Pazar? Çfarë nevojash kërkon të përmbushësh? Ke nevojë për shoqëri apo pak qetësi? Dr Hall rekomandon që të zëvendësohen blerjet me diçka shumë më të shëndetshme si meditimi ose ushtrimet fizike, gjithashtu mbështetja nga të tjerët është shumë e rëndësishme. Financiarisht këta njerëz kanë nevojë për dikë që e di si të minimizojë borxhet, që i ka përzemër dhe do të kujdeset për ta.
Burimi/Dailymail