KreuStil Jetese

Çfarë, çfarë?! Prezantuesja e Top Channel do bëhet politikane!

Ajo me profesion është stomatologe e ndërsa prej më shumë se 2 vitesh është shfaqur në ekranin e Top Channel, në rolin e prezantueses. Por duket se e ardhmja e Fjoralba Ponarit nuk do t’i përkas këtyre dy fushave, ose të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet bukuroshja bjonde. Në një intervistë të regjistruar dhe dhënë për emisionin “Pop Culture” me Dojna Memën, Fjoralba në një moment të intervistës dëgjohet të thotë “Do bëhem politikane” duke na habitur disi.

Fjoralba Ponari ka nisur karrierën e saj në televizion fillimisht duke u shfaqur në show-n e talenteve :The Voice” ndërsa më pas iu bashkua në moderim Edi Manushit në emisionin sportiv “Procesi Sportiv”. Projekti i radhës do ta kthejë Fjoralbën sërish në moderim po në krah të Edi Manushit në programin maratonë të së dielës në Top Channel që pritet të nis në janar të 2019-ës. Moderatori i njohur i Top-it do të jetë prezantuesi kryesor i programit ndërsa krahas tij do të shfaqen edhe bukuroshet Fjoralba Ponari dhe brunia Nevina Shtylla.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF