Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa vazhdojnë të na bëjnë krenare çdo ditë e më shumë. E radhës ka qenë një video e publikuar nga Bebe Rexha, emri i së sicës është Bleta, që bashkë me artisten tjetër shqiptare Dua Lipa ja marrin valles në dhomën e tyre të hotelit në Spanjë së bashku me miqtë e tyre.
The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?
Një moment krenarie ky për gjithë ndjekësit shqiptarë që, edhe pse kënga në sfond ka qenë në gjuhën spanjole, nuk i kanë kursyer komplimentet dhe flamujt nën video për përshtatjen me vallen shqiptare. Duhet thënë se nuk është hera e parë që Bebe dhe Dua shfaqin ndjenja krenarie të origjinës së tyre, madje nuk lënë vend pa e përmendur Shqipërinë dhe Kosovën.





Çiljeta pranon e penduar ndërhyrjen në fytyrë



Horoskopi ditor: E dielë, 4 nëntor 2018


Armina Mevlani jep këto 5 këshilla për çdo vajzë









