KreuStil Jetese

Bebi i Almeda Abazit dhe Tolgahan do të jetojë në super vilën e re të çiftit!

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan Sayışman pas pak muajsh do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë. Prindërit e ardhshëm të vogëlushit kanë nisur të mendojnë që tani për familjen që po zgjerohet pasi sipas të përditshmes turke “Sabah” dyshja ka blerë një vilë katërkatëshe me vlerë 4.5 milionë lira turke.

Vila e sapoblerë nga dyshja me kopësht dhe pishinë ndodhet në lagjen Çekmeköy, një zonë në periferi të Stambollit. Mediat turke shkruajnë se çifti vendosi të ndryshojë shtëpinë pasi mësuan lajmin e bukur të shtatzënisë dhe sipas tyre do të zhvendosen në super shtëpinë e tyre të re në fund të muajit.

Çifti mësoi gjininë e fëmijës së parë mësuan në kontrollin rutinë dhe e ndan lajmin se ishin në pritje të një djali me gjithë ndjekësit dhe fansat në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF