KreuStil Jetese

Evakuohet nga shtëpia Kim Kardashian, kërkon ndihmë nga fansat

Kim Kardashian i ka kërkuar fansave të saj të luten për Calabasa, pasi ylli i reality show-t u evakuua nga shtëpia e saj për shkak të zjarrit masiv që ka përfshirë zonën. 38-vjeçarja publikoi në Instagramin e saj pamje nga lart ku dalloheshin qartë edhe pamjet e zjarrit në Califoni. Me t’u ulur nga udhëtimi, Kim zbuloi gjithshtu se iu deshën 1 orë për të paketuar dhe për t’u evakuar nga shtëpia.

Kim po kthehej nga një udhëtim biznesi kur pikasi zgjarrin nga ajri dhe gjatë uljes u sigurua që të dokumentonte me foto e video pamjet dhe situatën e rëndë.

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në lindje të qytetit Chatsworth dhe që atëherë është rritur në 4.000 hektarë në Ventura.

Ai ka djegur me shpejtësi disa shtëpi, ndërsa evakuimet e detyrueshme u urdhëruan në zona të caktuara ku përfshihej edhe lagjia e Kardashian, Hills Hidden.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF