KreuCelebrity

Dojna Mema merr programin e dashur të Ledion Liços!

‘The Voice Kids”, spektakli më i njohur dhe i ndjekur i zbulimit të talenteve të reja në kanto do të nisë me edicionin e rradhës në Janar të 2019-ës në televizionin e njohur Top Chanel.

Këtë vit ndryshe nga dy edicionet e kaluara prezantuesi i këtij programi nuk do të jetë moderatori i mirënjohur i cili deri tani ka qenë prezantuesi dhe producenti ekzekutiv I programit Ledion Liço por Dojna Mema, moderatorja e cila punon aktualisht në ‘Pop Culture.’

Ndërsa pregatitjet për sezonin e ri kanë filluar Ledion Lico uron një nisje të mbarë të këtij sezoni të ri duke thënë, “ Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri. Jam krenar per stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat. Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti”, thotë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF